Vuçiq: “Lobimi amerikan është temë serioze – bëhet fjalë për lobuesin më të madh shqiptar dhe njeriun e fuqishëm”

Presidenti i Serbis Aleksandar Vuçiq në adresimin para qytetarëve të Serbisë ka fol për situatën aktuale politike, krizën e pandemisë dhe zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë u përgjigj në pyetjen e “Alo” rreth akuzave nga lotuesit shqiptar në ShBA dhe ndikimit të tij tek liderët më të fuqishëm botëror.

Në këtë pyetje Vuçiq ka thënë se “kjo është temë shumë serioze, që është përcjell me shumë vëmendje….bëhet fjalë për njerëz që kanë sulmuar Serbinë dhe mua”.

“Fjala është për Eliot Engel senatorin doajen dhe lotuesin më të fuqishëm shqiptar nga Bruklini dhe bëhet fjalë për njeriun shumë me ndikim dhe të fuqishëm” tha Vuçiq.

Ndërkohë për Medlin Ollbrajt dhe fuqinë e saj nuk dua asgjë shtesë të them, ka ndikim të jashtëzakonshëm në ShBA në palën demokrate. Njoh edhe kandidatin për president Xhoe Bajden, ishte këtu, e kam takuar disa herë. Kjo tregon s ekëta persona duan që Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës. Prandaqj nga kjo mund them se më shumë pres nga administrata Tramp se nga zonja Ollbrajt dhe Engel. Unë nuk iu kthej si thonë ata me grusht të hekurt që të shkatërroj Kosovën. Nuk kam përdor asnjë lloj grushti, vetëm kam tentuar të kemi qarkullim të lirë të mallit, kapitalit dhe shërbimeve dhe që të luftoj për Serbinë dh kjo është puna ime edhe do vazhdoj ta bëjë.