Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se është në hall me opozitën e që sipas tij po tregohet e pa mëshirshme.
Vuçiq ka përmendur edhe gazetarin kosovar, Fahri Musliu për të cilin ka pasur aludime se mund të jetë babai i tij.
“Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara, nuk i kam bërë asgjë buzëve, fajin e ka nëna ime që më ka lindur kështu”. Është çështje gjenetike. Më akuzojnë se Fahri Musliu është babai im. Me këtë rast u them se babai im quhet Angjelko Vuçiq, e jo Fahri Musliu”, ka thënë Vuçiq raporton Bosna.