POLITIKE

Vuçiq në stilin e vejtër të Serbisë ofendon Albin Kurtin: Ai shah luan dobët për të luajtur kundër meje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në intervistë kishte kritika e përqeshje për kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryeministrin e mundshëm të Qeverisë së Kosovës. Ai deklaroi se ai po bën gabimet që bëri Serbia gjatë të nëntëdhjetave, kur kosovarët kërkonin republikë e Serbia nuk i dëgjonte e nuk i shihte, sipas tij

Vucic tha se nuk e sheh të arsyeshme të bisedojë me Albin Kurtin pas deklaratave të tij për Listën Serbe: “Pas të gjithave që Kurti ka thënë, s’ka kuptim të bisedoj me të”. Vucic thotë se ata nuk duan ta shohin Listën Serbe me 96 apo 97 për qind. Ata duan të kenë të ‘dëgjueshmit’ e tyre, sipas Vucic.

Vucic e vlerëson se vendimi i Kurtit është i kundërligjshëm, e shtoi se nuk është as në përputhshmëri me ligjet kosovare, e kjo është shenjë se shqiptarët “më të nervozuar” dhe se “po ju rrëshqet dheu poshtë këmbëve”, sipas tij, e nuk e fsheh një ngazëllim për këtë.

“Kjo nuk është shenjë e keqe për ne”, thotë Vucic. Por, megjithatë, për dallim prej politikanëve që gjithmonë kërkojnë të përfitojnë pikë politike nga Kosova, sipas tij, kjo nuk është e mundur.

“Situatën që na e lanë në Kosovë e Metohi është katastrofale. Shqiptarët e shpallën pavarësinë, kanë elemente shtetësie, gati kanë vendosur kontroll në territorin me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Vucic për televizionin serb Pink.

Ai shtoi se mendon se nën udhëheqjen e tij e me “politikë të mençur e të kujdesshme, e jo me britma e rrahje gjoksi” ka arritur që çështjen e Kosovës ta “ngrejë” e të kthejë përfaqësimin serb më shumë se më parë.

Ai për Kurtin tha se kur u kujtua nga Tv Pink se ai kishte thënë se me Vucic nuk do të luante shah e të negocionte:

“Ai shah luan dobët për të luajtur kundër meje. Ka disa njerëz në Prishtinë që dinë të luajnë shah por ai nuk është njëri prej tyre. Shah është lojë serioze, duhet të dini diçka për të luajtur shah… shahu është tepër lojë serioze, kështu që nuk do të provoj të luaj”.

Vuci nuk e sheh se si do të mund të bisedonte me Kurtin dhe për këtë fajëson Kurtin: “Të ju them të drejtën, pas gjithë deklaratave që ka thënë, nuk shoh kuptim për këtë. Nuk e di për çfarë të bisedoj, pasi, siç ka thënë Kenedi, të negocioni me dikë që thotë- ajo që është e imja, është e imja, eja të negociojmë për atë që është e jotja- këtë lloj negociate nuk e pranoj”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

8 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

16 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago