POLITIKE

Vuçiq në telashe të madhe, i plas afera me spiunin rus, filmohet gjithçka

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas problemeve shëndetësore po përballet edhe me një skandal jashtëzakonisht të madh që ka plasur sot në Serbi.

Në një video që po qarkullon nëpër të gjithë mediat serbe, shihet se si një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarak (GRU) që besohet të jetë Georgy Kelban, i jep ryshfet një sasi të mëdha parash një zyrtari të lartë të shtetit serb.

E tashmë me këtë skandal kanë filluar të merren edhe institucionet në Serbi. Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka treguar se ka folur me presidentin Aleksander Vucic për këtë gjë, dhe ka thënë se kreu i shtetit ka urdhëruar që të vërtetohet autenticiteti i videos, shkruan B92.

“Kam folur me presidentin Vuçiq. Ai ka urdhëruar shërbimin ushtarak të inteligjencës që të hetojë rastin. Nuk i kemi të gjithë informacionet akoma, por do të presim që për një sërë çështjes të informohemi nga komandanti i Forcave të Armatosura të Serbisë rreth rezultateve të hetimit”, ka thënë kryeministrja serbe.

Ndërkohë në mëngjesin sotëm është paralajmëruar dhe një takim në mes të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, dhe ambasadorit të Rusisë në Beograd, Alexander Bocan-Kharchenko, por ka mbetur sekrete nëse një takim i tillë ka pasur ndërlidhje me skandalin e agjentit rus.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago