Vuçiq: Një vend i madh dhe i fuqishëm evropian ka kërkuar që Kosova të na vendosë taksat

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “një vend i madh dhe i fuqishëm evropian ka kërkuar që Kosova t’i vendosë taksat Serbisë, me qëllim që ajo të “nxitet” ta bllokojë dialogun”.

Dialogu, siç ka thënë Vuçiq, në atë moment shkonte kah zgjidhja me kompromis.

“Kjo është bërë që Serbia që thotë se po del nga dialogu dhe të rrënohet çfarëdo plani që Serbia të fitojë diçka”, ka deklaruar presidenti serb për televizionin serb “Happy”.

Ai ka përkujtuar se ideja për kufizim do të mund të ishte rezultati i dialogut në të cilin Serbia do të fitonte diçka. “Unë këtë nuk e kam ditur menjëherë, tani i di të gjitha. Bëhet fjalë për një vend të fuqishëm dhe të rëndësishëm”, ka pretenduar Vuçiq.

Ai ka përkujtuar se “e gjithë bota u ngrit kundër taksave, amerikanët ishin më të zëshëm se evropianët”, sepse, siç pretendon Vuçiq, “këtë e ka kërkuar një vend evropian”.

Ai konsideron se “nuk është e rastësishme as ajo që në Mal të Zi zyrtarët po thonë se duhet ta kenë kishën e tyre”.

Vuçiq “sqaron” se së pari filloi sulmi në kishën serbe dhe në Amfilohijen, “por se në esencë në pyetje janë Serbia dhe Vuçiq, e për gjithë këtë e kanë përkrahjen e NATO-s”.

Ai gjithashtu ka pretenduar se “një vend posaçërisht po insiston në marrëveshje energjetike me Kosovën, vetëm për të fituar para, sepse kjo është me rëndësi për ata, e jo Asociacioni i komunave me shumicë serbe”.