FOTO&VIDEO

Naftëtarët e Ballshit në ditën e dytë të grevës së urisë: Nuk dalim pa marrë pagat

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në grevë urie që prej mesditës së djeshme. Gazetarja e Abc News, Valbona Davidhi raporton live nga vendi ku janë ngujuar naftëtarët. Ajo shprehet se janë 10 naftëtarë në grevë urie, ndërsa shumë të tjerë vazhdojnë protestën jashtë dyerve të rafinerisë së naftës në Ballsh. Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar prej ditësh për pagat e prapambetura, dhe pasi nuk gjetën zgjidhje vendosën të futen në grevë urie pa afat.

Para se të niste greva e urisë, naftëtarët takuan përfaqësues të kompanisë, por nuk kanë rënë dakord për pagat e prapambetura. Pra kompania nuk ka pranuar të paguajë pagat e prapamebtura të këtyre naftëtarëve.

Janë rreth 1000 mijë familje në Ballsh që sigurojnë të ardhurat nga puna në uzinën e naftës, të cilët janë në vështirësi ekonomike për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme në menaxhimin e rafinerisë.

Bankers nuk furnizon uzinën me naftë bruto

Gazetarja Valbona Davidhi që ka ndjekur nga afër këtë problematikë, tha se puna në rafineri ka ndalur në muajin tetor.

Naftëtarët janë 3 muaj të papaguar, por ndërkohë siguracionet për ta nuk janë derdhur nga kompania prej 18 muajsh.

“Është konfuzion për pagesat e sigurimeve se ndërkohë që ata mendonin se ishin duke u siguruar, rezultoi se nuk ishin derdhur sigurimet. Ndalesa e punës në uzinë ishte e paralajmëruar nga vetë administratotët e fundit që kishin dhënë sinjale se kishin mungesë të furnizimit me naftë bruto që është ekskluzivitet i Bankers. Ata u ankuan tek Autoriteti i Konkurencës, uzina u rivendos në punë, por më pas duket se problemi ishte për çmimin e naftës duke çuar sërish në mosfurnizimin e uzinës nga Bankers”, tha gazetarja e abcnews.al.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

34 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago