Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se pas heqjes së taksës, ai pret presion të jashtëzakonshëm ndaj Serbisë dhe se është çështje kohe para se Serbisë t’i kërkohet që de facto ose de jure ta njohë Kosovën me qëllim futjen e saj në OKB.
Vuçiq theksoi për televizionin O2 se, para së gjithash, është e nevojshme të prisni dhe të shihni se çfarë do të vendosë Prishtina për taksën dhe nëse do të kërkojë reciprocitet, por që pa dyshim që do të ketë presion mbi Serbinë.
I pyetur se çfarë është plani plus i Ahtisaarit dhe nëse ai do t’i pyeste serbët se çfarë do të mendonin për të, presidenti tha serbët do të pyeten.
“Ata do të japin më shumë (sesa plani i Ahtisaari), por do të kërkojë njohje de fakto ose de jure të Kosovës nga Serbia. Qëllimi është futja e Kosovës në OKB”, tha Vuçiç, duke shtuar se kjo është ajo që mund të presim në periudhën e ardhshme.
Vuçiq thotë se askush në Uashington nuk do të ndryshoj mendimin e vetë për çështjen e Kosovës.
“Kudo që shkoj, shkoj të luftoj për pozicion më të mirë për Serbinë, por mos prisni të gënjej dhe të them se ata do të ndryshojnë qëndrimin. Jemi tepër të vegjël për Gjermaninë, Amerikën, Francën, Anglinë, që ata të ndryshojnë qëndrimin. Nuk do ketë ndryshim thelbësor, a mund të fitojmë më shumë, të humbim më pak, të përmirësojmë pozitën e Serbisë” tha Vuçiq.