Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur sonte për heqjen e embargos së naftës ndaj Serbisë. Ai tha se e mori këtë vendim sepse penalizonte Kosovën dhe pothuajse fare Beogradin.
Berisha u shpreh se kjo bëri që toka në Kosovë të mbetej pa punuar, pasi shpenzimi ishte më i madh se fitimet nga prodhimet e saj.
“E vërteta është që qeveria shqiptare e Berishës ishte e vetmja që kërkonte heqjen e embargos sepse penalizonte Kosovën dhe pothuajse fare Beogradin. Naftën e kontrollonte Beogradin. Naftën e merrte nga Danubi. Në Kosovë 40-50% e tokës mbeti djerrë. Nuk e punonin më. Sepse shkoi çmimi i punimit më i lartë se fitimi nga prodhimet.”
“Të gjithë krizën e naftës e përjetonte Kosova. Nuk desha që kjo krizë e naftës të binte mbi Kosovën. Kosova kishte tokë pjellore. Unë kërkoja publikisht heqjen e Embargos. Raportet e OKB tregojnë se 96% të naftës Serbia e merrte nga Danubi. Për të zbatuar ligjin ndërkombëtar. Sali Berisha ka bërë gjithçka“, tha ai në RTK Prime.
“A kishte shkelje, natyrisht që po. Zonat kufitare tregtonin naftë me mushka dhe gomarë. A mund të urdhëroja unë zonat kufitare të vrisnin një person për një bidon naftë. Nuk mund të pranoj unë që të qëllohet për një bidon naftë. Nuk ka qenë vetëm këto. Nëse shkelje e embargos quhet transportimi i naftës me mushka dhe gomarë, ky është slogan i enveristëve.”
“Ngarkesa të tëra me barut janë dhënë Bosnjës dhe Kroacisë, në dy vende për luftë kundër Serbisë. Është vendi që ka ndihmuar falas me materiale ushtarake. Kishte një lloj akordi. Qëndrimi ndaj luftës ka qenë më i ashpri kundër Serbisë. Nuk e ndjej fare. Duke kundërshtuar embargon që ndëshkonte Kosovën kam zbatuar ligjin ndërkombëtar.”
“Nuk kam urdhëruar të qëllohen fshatarë për një bidon naftë. Kam urdhëruar të kapen por jo të qëllohen. Sali Berisha ka dhënë një kontribut në luftën kundër Serbisë duke dërguar armatimet në Bosnje dhe Kroaci”, deklaroi Berisha.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…