Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku edhe e ka falënderuar për përkushtimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar në lidhje me çështjen e Kosovës.
Siç shkruan “novosti.rs”, gjatë së hënës Vuçiq pas takimit me Pompeon ka deklaruar se nuk mund të presin më shumë se kaq.
“Nuk mund të pres më shumë se kaq”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve.
“Serbia ka nevojë për një mik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Vuçiq.
Ai gjithashtu u tha gazetarëve se ai ishte mirënjohës për zyrtarët amerikanë për një qëndrim të qartë për statusin e Kosovës.
“Ka disa vende në bashkësinë ndërkombëtare me të cilët kurrë nuk jeni plotësisht të qartë se çfarë jemi. Me amerikanët, ju dini gjithçka. Unë e di që ne nuk mendojmë njësoj për statusin e Kosovës, por faleminderit që dëshironi të dëgjoni Serbinë dhe të kuptoni problemet tona, për të na respektuar. Nuk mund të pres më shumë se kaq”, theksoi Vuçiq, transmeton më tutje lajmi.net.
Ai theksoi se Serbia ka nevojë për një shtet mik si Amerika dhe jo me ndonjë shtet siç tha ai, “me të cilin kemi mundësi të luftojmë”.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…