POLITIKE

Vuçiq: Po e shikojmë marrëveshjen KEDS-Elektrosever, mirë që s’e paragjykon çështjen e pronës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se është i kënaqur që kompaninë kosovare për distribuimin e energjisë elektrike (KEDS) dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje për furnizimin me energji elektrike në veri të Kosovës.

“Po i shikojmë ende detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën. Siç e dini, vetëm 11 për qind e banorëve të veriut kanë paguar rrymë, jam i kënaqur që KEDS dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje dhe kështu shmangim çdo mundësi që populli në veri të Republikës së Kosovës të mbetet pa rrymë”, tha Vuçiq.

“Ka qenë një çështje tjetër e rëndësishme për ne, që kjo lloj marrëveshje nuk e paragjykon çështjen e pronës dhe mendoj se këto janë gjërat që kemi arritur t’i bëjmë”, tha presidenti serb, raportojnë mediat në Beograd.

KEDS njoftoi se ka nënshkruar kontratë me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Raportimet për largimin e Grenell nga “Kenedy Center”, Serwer: Shpresoj të mos marrë ndonjë detyrë në Ballkan

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…

27 minuta ago
  • KRYESORE

SHBA-ja bombardon ishullin Kharg të Iranit

Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

18 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

21 orë ago