Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në periudhën deri në shtator të këtij viti, mbi 1 miliard euro janë dërguar në Kosovë. Kjo vlerë përbën rritje prej 11.5 për qind krahasuar me vitin paraprak.
“Vlera (e remitancave) e të cilave deri në shtator 2023 shënoi 1,009.2 milion euro, paraqet rritje prej 104.7 milionë euro ose 11.5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.” – thuhet në njoftimin e BQK-së.
Vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit 2023, remitancat sipas BQK-së kanë arritur në 635.1 milionë euro. Kjo vlerë sipas BQK-së përbentë rritje për 14 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjatë muajit gusht, periudhë e karakterizuar me një fluks të lartë migrantësh që pushojnë në Kosovë, remitancat arritën vlerën prej 141.7 milionë euro.
Ecuri të lartë të trasnfertave nga migrantët ka shënuar edhe muaji qershor, në rreth 124 milionë euro.
Krahasuar me vitin 2022, është vërejtur një rritje e lartë në vlerë prej 104.7 milionë euro sipas BQK-së.
Shuma më e madhe e dërgesave në 2022 është shënuar në muajin gusht, duke arritur në vlerën 131.6 milionë eurove, kohë e cila u karakterizua me shtrenjtim të madh të çmimeve të konsumit.
Ndërsa krahasuar me vitin 2021, remitancat në nëntë muajt e parë të vitit 2022 shënuan rritje mbi 140 milionë euro.
Kujtojmë se sipas një ankete të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Buxhetin e Ekonomive Familjare për vitin 2022, 78.5 për qind e familjeve në Kosovë kanë vështirësi në mbulimin e shpenzimeve për strehim dhe banim. 40.7 për qind prej tyre e kanë barrë te rendë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…