POLITIKE

Vuçiq s’respekton Marrëveshjen e Washingtonit për punën e Ambasadës në Jerusalem

Sot skadon afati për Serbinë për zhvendosjen e Ambasadës në Jeruslem, dakordim ky që u arrit në Washington më 4 shtator. E Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka lënë të kuptohet se nuk do ta respektojë Marrëveshjen e Uashingtonit në të cilën është zotuar për zhvendosjen e Ambasadës së Serbisë nga Tel Aviv në Jerusalem.

Vuçiq ka thënë se do të veprojnë në interes të Serbisë për këtë çështje, duke theksuar se që kur Izraeli e ka njohur Kosovën ka ndryshuar edhe qëndrimi i Serbisë.

“Ne kemi pasur marrëveshje dhe kam pasur bisedë me kryeministrin e Izraelit, qartë ia kam thënë që nuk e nënshkruaj një dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët, por vetëm me amerikanët, dhe kjo kishte të bënte edhe me raportet e Izraelit me ne”, ka thënë Vuçiq, transmeton Express.

Kreu i shtetit serb ka thënë se Izraeli s’mund të kërkojë diçka të tillë nga Serbia, meqë e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Mos u shqetësoni për pozitën e Serbisë. Ne do të veprojmë në akordancë me ligjin ndërkombëtar, por edhe me interesin e Serbisë, dhe këto interesa kanë ndryshuar që kur Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ne respektojmë miqësinë me Izraelin, por respektojmë dhe vetveten. Ju s’mund të na thoni, që ne kemi njohur pavarësinë e një pjese të territorit tuaj, dhe ju vazhdoni sepse jeni nën presion nga ata që na kanë bërë presion neve, bëjeni të njëjtën”, ka thënë Vuçiq, shkruan RTV, transmeton Express.

Në fund Vuçiq ka thënë se Serbia është shtet i pavarur dhe do të vepron në interes të Serbisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago