POLITIKE

Vuçiq vazhdon me avazin e vjetër: Pres tërheqje të reja të njohjes së Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot në Washington se vendi i tij do të pezullonte veprimet diplomatike për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës nëse shqiptarët pushojnë së kërkuari që Serbia ta njohë Kosovën.

“Mos kërkoni njohje, ne nuk do të bëjmë njohje. Por ata kurrë nuk donin ta pranonin”, tha Vuçiq, duke shtuar se Prishtina beson se veprimi diplomatik i Serbisë për të bindur vendet që e njohën Kosovën të tërheqin njohjen “dëmton pozicionin e tyre si një vend i pavarur”.

Ai përsëriti se Serbia është e gatshme për bisedime nëse Kosova heq tarifat.

“Kur shqiptarët tërheqin tarifat e tyre, ne jemi të gatshëm të flasim për gjërat thelbësore”, u tha Vuçiq gazetarëve në Washington, transmeton KP.

Vuçiq tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kërkuan ndonjë lëshim nga Serbia në këmbim të heqjes së tarifës nga Kosova.

“Ne mund të diskutojm ë vetëm për diçka që është thelbësore kur taksa të hiqet”, tha Vuçiq.

Si problem, ai tha se nuk mund të shohë në këtë moment se çfarë zgjidhje kompromisi mund të ofrohet, dhe se, siç tha, të dy palët janë njësoj të pakënaqura.

Ai gjithashtu tha se do të diskutojë çështjen me kancelaren gjermane Merkel brenda disa ditësh.

“Ajo që është e rëndësishme është që dialogu duhet të vazhdojë, të mos e nënvlerësojmë njëri-tjetrin, pasi këtu nuk ka fitues. Ne duhet të jetojmë krah për krah për njëqind vjetët e ardhshëm”, tha Vuçiq.

Ai po ashtu njoftoi se tërheqjet e reja të njohjes së Kosovës priten në ditët e ardhshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

22 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

40 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago