Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është deklaruar për pjesëmarrjen e tij në dasmën e djalit të dënutit për krime lufte Vojisllav Sheshel.
Ai në një intervistë në emisionin “Cirilik” ai ka thënë se pesë muaj më parë mori një ftesë nga familja Shesheli për një dasmë në kishë dhe pagëzimin e fëmijëve, por që nuk mundi të shkonte.
Tani ka thënë se ata kanë organizuar një drekë festive në një restorant, ku ai ka qenë nuk ka qenë prej kohësh.
“Familja Shesheli i organizoi të gjitha bukur, ishin rreth 200 vetë. Të gjithë miq të vjetër, u vendosëm në një tavolinë në një qoshe, jo nga mungesa e respektit, por sepse rojet e mia të sigurisë thanë se kjo ishte gjëja më e volitshme për ta. Në tryezë ishin miqtë e vjetër … U ula atje për një orë dhe isha mysafir, urova Aleksandrin dhe gjithë familjen”, theksoi ndër të tjera Vuçiq, shkruan Nova.
Ai është pyetur edhe për raportimet sa i përket muzikës që është dëgjuar në dasmë deh këngës kushtuar Pavle Gjurishiq, për të cilin thuhet se në vitin 1943, ka kryer disa masakra kundër popullsisë myslimane të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Sanxhakut.
Vuçiç tha se në dasmën e Aleksandar Sheshelit kishte muzikë si në çdo dasmë tjetër dhe se ai nuk e këndoi atë këngë.