Ges Rabo është një këngëtar, reper, tekstshkrues e kantautor.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, i riu me albinizëm që u bë artist i suksesshëm tregoi se në fëmijëri është përballur me bullizëm, të cilin siç theksoi se ka lejuar ta mposhtë.
Ky mospranim sipas tij lidhet me faktin se njerëzit janë të painformuar ose nuk janë përballur ndonjëherë më parë me raste të albinizmit.
“Pjesa e parë e mënyrës si e shprehin habinë, s’e dinë se sa mund të rëndojë emocionalisht. Deri para pak vitesh, deri në moshën 13-vjeçare ka qenë e vështirë. Pastaj e pranova veten siç jam, formova personalitetin tim dhe nuk e vrava mendjen për asgjë. Mendimet që të vijnë nga njerëzit të bëjnë të mendosh çfarë kam gabim. Kur je fëmijë i përjeton ndryshe gjërat, jo vetëm në rastin e albinizmit, por çfarëdolloj bullzimi tjetër e përjetojnë në mënyra të ndryshme. Fatmirësisht unë ndryshova për mirë, u bëra moskokëçarës”, tha i riu.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…