KRYESORE

Vuçiqi i frikësuar, tregon çka i tha Merkel për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se do të takoj me 4 dhjetor në Soçi presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin, ndërkohë që planifikon që me 9 maj të marr pjesë në parakalimin ushtarak në Moskë, shkruan “Beta”.

Këtë Vuçiq e ka thënë për Sputnjik duke vlerësuar vizitën e Medeved si “shumë më të mirë” se që e ka pritur, ku është vërtetuar miqësia e sinqertë dhe shkalla më e lartë e besimit që ka njëri vend për tjetrin dhe ku janë pajtuar për shumë projekte konkrete.

Duke fol për raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, ai ka thënë se “është thelbësore që marrëveshjen ta arrijnë ata që duhet të rregullojnë ardhmërinë e vetë”.

“Marrëveshja në të cilën askush nuk do jetë i lumtur deri në fund. Por një marrëveshje e tillë nuk ka dhe nuk do ketë. Veshët e butë serb do donin të dëgjojnë atë që ju pëlqen, ndonëse nuk është afër realitetit. Por nuk është problemi aty, problemi është se shqiptarët nuk duan të dëgjojnë asgjë për kompromis real. Dhe përfundimisht çdo gjë që Serbisë i ofrohet nga perëndimi nuk është asnjë kompromis”, tha Vuçiq.

Në lidhje me mundësinë e ndryshimit të formatit të dialogut dhe ndonjë konference ndërkombëtare, ai ka thënë se i frikësohet një konference të tillë.

“Por nëse vjen, duhet të marrin pjese fuqitë e mëdha botërore, unë angazhohem të bisedojmë me shqiptarët dhe të tentojmë të gjejmë kompromis, por është qartë se kjo është shumë e vështirë”, tha ai.

Vuçia ka pranuar se në takim me Merkel, ajo i ka thënë se vendi i saj nuk pranon ndarjen as shkëmbimin as përcaktim të ti të kufijve.

“Unë më herët i kam thënë se kufijtë nuk janë vërtetuar. Për ne kufiri është një, për Berlinin tjetër. Për Rusinë kufiri është një, për Amerikën tjetër. Për Kinën një, për Francën tjetër dhe për Spanjën një e për Britaninë tjetër… Unë ju kam thënë hajde të vërtetojmë”, ka thënë Vuçiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago