Deklarata e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se bashkë me presidentin e SHBA-së do të lobojnë për të sjellë njohje të reja për Kosovën, ka shkaktuar zemratë të madhe në Serbi.
Sot për këtë ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se “do të mbrohet”.
“Turqia është fuqi, Erdigani është lider i madh, unë jam i vogël dhe Serbia është më pak e rëndësishme, por nuk është aq e vogël që të mos mundohet të rezistojë, pasi po e mbrojmë tonën. Kjo (Kosova v.j.) nuk është (tokë v.j.) turke, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë. Na mbetet ta mbrojmë”, ka thënë Vuçiq, gjatë turit nëpër qytetet serbe që po e zhvillon tash e sa ditë.
Vuçiq, siç ka thënë, shpreson që Erdogani do ta zbusë këtë qëndrim.
“Ne alternativë nuk kemi. Do të mbrojmë popullin në Kosovë, do të shihni edhe këtë se nuk jemi edhe aq të vegjël”, ka thënë Vuçiqi, përcjell B92 të mërkurën.
Kohëve të fundit retorika konfliktuoze në Serbi ka marrë hov, meqë edhe në pranverë pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…