Serbia's President Aleksandar Vucic talks to the media during a joint news conference, following the Western Balkan leaders' meeting in the southwestern town of Ohrid, North Macedonia, Sunday, Nov. 10, 2019. Western Balkan leaders say they are committed to work closely and to remove administrative barriers for free movement of goods and people between their countries. (AP Photo/Boris Grdanoski)
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste Euro News Serbia, ka folur lidhur me propozimin që ja ka bërë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, për ta shkarkuar Veljko Odaloviçin nga komisioni qeveritar serb për të pagjeturit.
Sipas Vuçiç, asnjë shtet nuk mund të përzihet një shteti sovran si Serbia, madje as Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kërkojnë ta bëjmë atë, ne, si një shtet sovran, i pavarur dhe i përgjegjshëm, nuk duhet ta pranojmë”, tha Vuçiç.
Ai ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se Serbisë nuk i konvenon që çështja e Kosovës të mbetet e ngrirë.
“Kjo na çon drejt trazirave, konflikteve, diçka për të cilën askush prej nesh nuk ka nevojë, më së shumti për Serbinë, e cila po ecën përpara me shpejtësi ekonomikisht në këtë moment”.
Vuçiç, gjithashtu ka treguar se Serbia është e gatshme për një kompromis me Kosovën.
Kryeministri Kurti me 15 qershor të këtij viti gjatë takimit të parë me presidentin Vuçiç në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi kishte prezantuar Vuçiç-it katër propozime në takimin e Brukselit, ku një ndër to ishte edhe zëvendësimi i Veljko Odaloviçit.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…