POLITIKE

AKK-ja thotë që s’ka bërë asnjë lëshim për rastin e Xhavit Halitit dhe Arta Rama-Hajrizit

Agjencia kundër Korrupsionit përmes një sqarimi ka bërë të ditur se tek formulari i deklarimit të pasurisë së ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, nuk është bërë asnjë gabim.

Sipas agjencisë, i gjithë procesi i pranimit të formularëve të deklarimit të pasurisë nga Agjencia është bërë në formën elektronike si dhe përmes postës.

Tutje theksohet se formulari i dorëzuar në Agjenci është i njëjti me atë në uebfaqen, e ku figuron se Arta Rama-Hajrizi ka mbi 6 milionë euro në bankë.

Arta Rama-Hajrizi dje ka thënë se shuma në bankë është mbi 6300 euro dhe se është bërë një lëshim në plotësimin e formularit.

Nga AKK-ja është thënë se te rasti i deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, nuk ekziston asnjë gabim apo lëshim apo ngatërrim i të dhënave me një zyrtar tjetër. Haliti ka thënë se janë ngatërruar të dhënat e tij me ato të ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Uka.

Më poshtë sqarimi i plotë:

Agjencia kundër Korrupsionit me datën 21.06.2021 ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë publik në pajtim me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë.

Duke i marrë parasysh rrethanat si dhe situatën e krijuar që nga viti i kaluar me pandeminë COVID 19, Agjencia ka vepruar konform vendimeve të Qeverisë, duke respektuar me përpikëri rekomandimet dhe udhëzimet institucionale, në aspekt të ndërmarrjes së vazhdueshme të masave mbrojtëse me qëllim të parandalimit dhe përhapjes së virusit. Si rezultat i kësaj, i gjithë procesi i pranimit të formularëve të deklarimit të pasurisë nga Agjencia është bërë në formën elektronike si dhe përmes postës.

Gjatë procesit të pranimit të formularëve të deklarimit të pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë, janë identifikuar gabime të ndryshme teknike apo edhe formularë të pakompletuar, me ç’rast Agjencia në raste të tilla ka kontaktuar me zyrtarët me qëllim të kompletimit të të dhënave në formularët e deklarimit.

Sa i përket publikimit të deklarimit të pasurisë për zyrtarin e lartë publik znj. Arta Rama-Hajrizi, formulari i deklarimit të pasurisë së dorëzuar në Agjenci është identik me të dhënat e publikuara në ueb faqen zyrtare të Agjencisë, e që nënkupton se Agjencia nuk ka bërë kurrfarë lëshimi sa i përket publikimit të të dhënave të deklaruara nga subjekti në fjalë.

Ndërsa sa i përket deklarimit të pasurisë për zyrtarin e lartë publik z. Xhavit Haliti, nuk ekziston asnjë lëshim apo gabim nga ana e Agjencisë sa i përket ngatërrimit të të dhënave të deklaruara të zyrtarit në fjalë me ndonjë zyrtarë tjetër.

Në rastin konkret, deklarimi i pasurisë për zyrtarin e lartë z. Haliti ende nuk ka qenë publik në kohën kur është publikuar lajmi në media lidhur me të dhënat e zyrtarit, pasi që regjistri i deklarimit të pasurisë për zyrtarin e lartë z. Xhavit Haliti është publikuar në orën 10:59 datë 29.01.2021, ndërsa lajmi në media është publikuar në mëngjesin e të njëjtës datë. Kjo nënkupton se regjistri i deklarimit të pasurisë për zyrtarin e lartë z. Haliti, është bërë publik pas pranimit të informatës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago