Një debat ka shpërthyer në Malin e Zi, me shoqërinë që është ndarë në dy grupe teksa gjykojnë veshjen e Milena Milatoviç, bashkëshortja e presidentit, Jakov Milatoviç, gjatë një feste me rastin e Ditës së Shtetit.
Fustani i veshur nga Milatoviç gjatë pritjes së nderit në Cetinje ekspozonte gjoksin e Zonjës së Parë dhe në rrjetet sociale nxituan ta kritikonin për ekstravagancë të tepruar.
“Kjo vërtet nuk i përshtatet Zonjës së Parë”, “A është parë në pasqyrë para se të dilte nga shtëpia?”, “Pak vulgare për zonjën e parë”, ishin disa komente në Twitter, referuar stilit të saj.
Ndërkohë, vetë Milatoviç nuk i ka lënë pa një përgjigje kritikët e saj. “Më duhet të zhgënjej publikun në Twitter. Nuk ka të bëjë me trupin, por me materialin e fustanit”, shkroi Milatoviç.
Nga ana tjetër, Jakov Milatoviç kishte veshur një kostum të errët me kravatë ngjyrë floriri, njëjtë si fustani i gruas së tij, ndaj duket qartë se veshjet për eventin i kanë zgjedhur së bashku.
Në një moment Milena dhe Jakov kanë kërcyer në ceremoni, duke marrë duartrokitje të mëdha nga të pranishmit. Çifti presidencial kanë tre fëmijë, Sara, David dhe një vajzë më të vogël, Ana, e cila lindi në mes të shkurtit të këtij viti.
Sa i përket Milenës, ajo është drejtoreshë e financave dhe çështjeve ekonomike në sistemin e transmetimit elektrik të Malit të Zi.