LAJME

Rikthehen trenat, nga pika e vdekjes në rijetësim, 2025 cilësohet si “viti i hekurudhave”

Udhëtarët shqiptarë mund të lëvizin me trena nga Durrësi e Tirana deri në Beograd e në Budapest. Por kjo i përket së ardhmes, ndërsa akualisht po hidhet vetëm hapi i parë, shkruan A2 CNN. Rinovimi i rrjetit hekurudhor, mjaft të dëmtuar në dekadat e fundit, ka nisur me rindërtimin e segmentit Durrës – Tiranë, si dhe linjës së re drejt aeroportit të Rinasit.

Linja e re do të shtrihet në një territor ku jeton thuajse gjysma e popullsisë së vendit. Linja që lidh qytetin port me kryeqytetin është ndërtuar në vitin 1947, dhe përtej standardeve të munguara që aktualisht parashikon BE, edhe koha e gjatë ka amortizuar dhe dëmtuar së tepërmi mjaft elementë të linjës.

Stacionet hekurudhore të kësaj linje do të mbeten po ato të mëparshmet: Durrësi, Shkozeti, Sukthi, Vora, Kashari dhe Tirana për pasagjerë, godina që do të ndërtohen krejtësisht të reja, ndërsa në Maminas nuk do të ketë ndalesë të trenave.

Në të ardhmen parashikohen trena specialë, që ndalojnë vetëm në Vorë p.sh., dhe do të lidhen me trenat e veriut – sqaron ing Leonard Jani, i cili punon në HSH që prej gati 50 vitesh.

Projekti i hartuar nga kompania greke parashikon që segmenti Durrës – Tiranë nga 65-70 minuta aktualisht, në të ardhmen të  përshkohet në një kohë 22 deri në 25 minuta, falë mundësisë që do të japë trenave linja e rindërtuar, për ta ruajtur shpejtësinë deri në hyrje të stacioneve. Shpejtësia e llogaritur e trenave në linjë do të jetë 120 km/orë, por realisht ato nuk do të kalojnë 80 km në orë.

Transporti i karburanteve me hekurudhë, ul në masë të konsiderueshme ndotjen e ambientin, krijon lehtësim të trafikut rrugor, rrit  sigurinë lëvizjeve të mjeteve auto dhe nga ana tjetër do të përbëjë një potencial të transportit hekurudhor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago