Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin, i cili është i sanskionuar nga Amerika tha se do të ishte më mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës “të përmbahen nga përpjekjet për të sunduar Serbinë dhe veçanërisht nga përkrahja dic pretendon ai e ‘dhunës’ së kryeministrit të vetëshpallur të Kosovës, Albin Kurti, kundër serbëve në Kosovë”.
Vulin, me rastin e njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin i bën thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara, theksoi se Serbia nuk ka çfarë të përmbahet.
“E vetmja rrugë për përparim në Kosovë është zbatimi i pakushtëzuar i Marrëveshjes së Brukselit dhe formimi i bashkimit të komunave serbe, i cili është pritur për 11 vjet”, ka thënë Vulin në një deklaratë me shkrim.
Vulin la të kuptohet se Serbia kishte në plan ta zhdukte Kosovën, por që sipas tij serbët ia panë sherrin Amerikës.
“Nëse SHBA do të ishte përmbajtur nga bombardimi i Serbisë pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thotë Vulin, “nuk do të kishte pasur as Kosovë, as dëbim të serbëve, as destabilitet në rajon”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…