Ministri i mbrojtjes së Serbisë Vulin i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti në deklaratën se “mini Shengeni” është synimi serb për Jugosllavinë e katërtë, duke vjell vrerë edhe fyerje ndaj shqiptarëve.
“Kurti thotë se ideja e presidentit Vuçiq është ‘Jugosllavia e katërtë’, po të ishte ashtu atë Kurti do e pranonte. Në Jugosllavi shqiptarët kanë marr atë që nuk e kanë në Shqipëri, vendin e rregulluar dhe të drejtat edhe pse ishin pakicë absolute” ka thënë Vulin si përgjigje ndaj Kurtit që tha se synimi serb për Jugosllavinë e katërtë është e rrezikshme.
“Për ‘Jugosllavinë e katërtë} serbët do duhej që shqiptarëve prapë të ju japin autonomi dhe të shkruhen si popull si fitues të luftës së dytë dhe të i falën krimet, vrasjet kriminale dhe mos të ju paguhen tatimet, rryma , komunalit dhe me pasaporta serbe ë shkojnë pa vizat në BE, gjë që nuk e bëjnë as vendet që kanë njohur shtetin e rrejshëm të Kosovës” ka thënë ai.
Sipas Vulin Evropa megjithatë më shumë i frikësohet mafisë narko – shqiptare se popullimit të shqiptarëve.
“Presidenti Vuçiq nuk po krijon kurrfarë Jugosllavie, ndërsa “mini Shengeni” është ofertë civilizuese për zhvillim e përparim. Por që ajo të pranohet dhe kuptohet duhet të jenë pjesë e civilizimit” tha Vulin.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…