FOTO&VIDEO

Vullnetarët serbë në radhët e forcave ruse në frontin ukrainas: Kosova po mbrohet këtu

Dejan Beriq është një luftëtar i rryer serb. Që nga viti 2014 ai ka luftuar në Ukrainë, në formacionet paraushtarake që ishin nën kontrollin e parashtetit të Republikës Popullore të Donetskut. Ose, më saktë, ai luftoi në anën e formacioneve ushtarake joformale ruse. Pasi Rusia nisi zyrtarisht agresionin e saj kundër Ukrainës në fillim të këtij viti, Beriq u ngarkua me rekrutimin e ushtarëve nga Serbia.

“Pra, ju vini në Moskë. Unë ose dikush nga shërbimi do t’ju presim në Moskë. Ata do t’ju çojnë në poligon dhe atje do të nënshkruani një kontratë. Ju shërbeni në forcat e armatosura të Federatës Ruse në kushte të njëjta si çdo ushtar tjetër rus. Pra, ti je ushtar me kontratë. Nuk ka vullnetarë. Merret rrogë dhe ju regjistrohet përvoja e punës”, thotë Dejan Beriq në fillim të videos së publikuar nga “Istraga.ba”.

“Përshëndetje për Borçen”, thotë njëri prej tyre në një video të publikuar dy ditë më parë në kanalin e Dejan Beriqit në YouTube.

“Kështu duket tenda e ushtrisë ruse”, thotë në sfond serbi Dejan Beriq teksa hyn në një nga tendat në kampin stërvitor të Ushtrisë së Federatës Ruse.

Në atë tendë janë vendosur disa serbë që kanë ardhur për të luftuar në frontin e Ukrainës. Sidoqoftë, para se të shkojnë në fushën e betejës, ata duhet të kryejnë stërvitje. Në video mund të dëgjohen të paktën gjashtë të rinj nga Serbia duke u trajnuar nga forcat speciale ruse, transmeton Telegrafi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

9 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

11 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

14 orë ago