Në Sheshin e Prishtinës pasditen e sotme, ani pse kohë pandemie u pa diçka e pazakontë.
Aktivistë të Vetëvendosjes, kanë bërë parapërgatitjet e tyre për protestë. Ndërsa të njëjtit mbanin edhe distancën sociale.
Arbër Vokrri, anëtar i Këshillit të të Përgjithshëm të VV-së, për Indeksonline tha se kjo është bërë më lejen e Policisë së Kosovës dhe se është një “stërvitje” para protestave që mund të organizohen nëse shkelet Kushtetuta.
“Një aksion qytetar, për me dëshmu se edhe në kushte pandemie mund të organizohet protestë e disiplinuar pa rrezikuar përhapje të infeksionit.
E mbështetën shumë aktivistë të VV-së Qendra (dega) e Prishtinës. Mund të konsiderohet pra, si “stërvitje” para protestave që mund të organizohen në rast se shkelet kushtetuta. Policia ka qenë në dijeni, disa policë që na u ofruan na treguan se janë në dijeni”.