KRYESORE

VV-ja i përgjigjet Thaçit pas letrës së tretë

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndërmend t’ia propozojë Presidentit të Kosovës emrin e mandatarin për kryeministër, deri sa të përfundojë situata emergjente me epideminë COVID-19 në Kosovë.

Pavarësisht prej letrës së tretë të presidentit Hashim Thaçi dërguar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për propozimin e kandidatit për kryeministër, Nagavci ka thënë se qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosjes mbetet i njëjtë.

“Ajo që është e rëndësishme sot, është koordinimi i veprimeve të të gjitha institucioneve në menaxhimin me sa më sukses të pandemisë me COVID-19”, ka thënë Nagavci.

“Ndërkaq, për çështjet politike do të flasim në momentin që do të krijohen kushtet, pasi të mos ketë shumë nevojë të merremi me shëndetin publik”.

Nagavci ka deklaruar se ftesës së presidentit Thaçi për caktimin e mandatarit për kryeministër, Lëvizja Vetëvendosje do t’i përgjigjet “sapo të krijohen kushtet”.

“Ne do t’i përgjigjemi ftesës në momentin e parë që do të krijohen kushtet për të dhënë një përgjigje”, ka thënë Nagavci.

Që prej rrëzimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar në shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme. Sipas LVV-së, zgjidhja gjendet tek ky opsion.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje pretendon që edhe opsioni i shpërndarjes së kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve, duhet të pres përmbylljen e fazës së pandeminë së shpallur për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka shkruar sot për herë të tretë një letër kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke ia kërkuar emrin e mandatarit.

Thaçi, në letrën e tretë drejtuar Kurtit, i jep ultimatum që brenda siç thotë ai, “një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi, të propozoni kandidatin për kryeministër për të formuar Qeverinë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

32 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago