Dje, në Kosovë u shënua 25 vjetor i Masakrës së Reçakut, i pranishëm për përkujtim ishte edhe figura kyçe raportimit të botës për gjenocidin që po kryhej ndaj kosovarëve, ish-ambasadori, William Walker.
Walker thënë se nga sakrifica e shumë djemve të fshatit, Kosova sot gëzon një demokraci plotësisht funksionale. Ai ka thënë se ndihet krenar që ndodhet në mesin e familjarëve të viktimave.
Walker madje në njërin prej televizioneve në vend shprehur edhe një dëshirë, tha se do që të varroset në Kosovë kur vdes.
“Unë do të isha shumë i lumtur që kam thënë se kur të vdes, unë dua të varrosem këtu dhe kjo është dëshira ime dhe isha me disa kosovarë duke biseduar dhe thashë më vetë se dua të varrosem këtu”, tha Walker në Kanal 10