Rreth 50 forca të policisë së Shkodrës, FNSH por edhe një grup i RENEA zhvilluan një kontroll të befasishëm në fshatin Grude të Shkodrës për arrestimin e Eljon Hatos i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”.
Eljon Hato nuk ndodhej në atë banesë por vëllai i tij Elkier Hato thotë se efektivët kanë zhvilluar një kontroll të dhunshëm në banesë si asnjëherë më parë dhe sipas tij pa mandat kontrolli ndërsa kanë qëlluar me armë zjarri ndaj qenve në oborrin e shtëpisë në të cilën nuk ndodhej askush.
Elton Hato, një emër me rekorde kriminale, ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë një person. I konsideruar “ushtari” i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol” ku u vra Fabiol Gaxha.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…