POLITIKE

Washington Post citon historianin britanik: Handke një mbrojtës famëkeq i regjimit vrastar të Millosheviqit

Geta prestigjioze amerikane “The Washington Post”, i ka kushtuar një artikull reagimeve kundërshtuese që janë bërë pasi autori austriak pro-regjimit të Millosheviqit, Peter Handke, është shpallur si fitues i çmimit Nobel për letërsi nga Akademia Suedeze.

Këto reagime nga shumë personalitete të ndryshme kanë ardhur për faktin se Handke është një shkrimtar i cili në të kaluarën ka përkrahur regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

“Ky është vendimi më ofendues i mundshëm”, ka thënë ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.

Tutje Selimi ka thënë se “Çfarë mund të pritet? Assadi për Çmimin (Nobel) për Paqe?”.

Në këtë shkrim të WP është përfshirë edhe reagimi i Ambasadores së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, e cila e ka quajtur Handke-n si një “propagandues të urrejtjes etnike dhe dhunës”, duke ia bashkëngjitur këtij reagimi edhe një fotografi të Handke në funeralin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 2006.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, shqiptari nga Kosova, Gent Cakaj, në twitter ka thënë se ky çmim Nobel ka shkuar “për një shërbyes të gjenocidit”.

Përveç Selimit dhe Çitakut, kanë reaguar edhe shkrimtarë e akademikë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth këtij vendimi të Akademisë Suedeze.

Historiani Orlando Figes ka thënë se është shumë i tronditur që Handke ka fituar Nobelin, duke e përshkruar Handken si një “ mbrojtës famëkeq të regjimit vrastar të Sllobodan Millosheviq”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago