Gjenerali amerikan, Welsey Clark, është pritur me ceremoni të lartë ushtarake nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Ai në këtë ngjarje është bashkë me Armend Mehajn, ministrin e Mbrotjes, njofton Klankosova.tv.
Clark erdhi në Kosovë me ftesë të Mehajt, ai do të takohet edhe me krerët shtetëror, Vjosa Osmanin, presidenten e Kosovës, me kryeministrin Albin Kurti, me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.