William Walker, head of the Kosovo verification mission, pays his last respects to the forty victims inside Racak's mosque during a funeral ceremony for the 40 ethnic Albanian civilians allegedly massacred by Serbian forces on January 15. More than 10,000 people attented the funeral. YB//ME
“Librin për masakrën e Reçakut po e shkruaj dhe po provoj ta përfundoj para se të shkoj në botën tjetër”.
Kështu tha për gazetën Insajderi, ish-Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, pyetur rreth librit të tij të kujtimeve për Reçaku, për të cilën qeveria kosovare ndau 70 mijë euro për botimin e tij.
“Do të jetë një libër i vetëm, përshkrime të përjetimeve të mia të ngjarjeve në Reçak, të atij krimi. Do të jetë një përmbledhje e asaj”, na tha Walker.
Në lidhje me rëndësinë e botimit të këtij libri, William Walker kujton se Masakra e Reçakut ishte pikëkthesa historike e cila lëvizi tërë Aleancën e Atlantikut të Veriut për të ndërhyrë në Kosovë kundër regjimit gjenocidial të Sllobodan Millosheviçit.
“Rëndësia është se Kosova është një shtet i ri në qendër të Evropës dhe nuk mendoj se do ishte bërë ashtu siç u bë nëse masakra e Reçakut nuk do të kishte ndodhur dhe reagimi ndërkombëtar të mos kishte qenë ai që ishte, aq fuqishëm. Solli luftën e NATO’s, që mendoj që askush atë kohë po e mendonte, e cila erdhi më së shumti si rezultat i reagimit pas masakrës së Reçakut”, tha ai.
“Mendoj se Qeveria në Kosovë dhe njerëzit që kam takuar gjatë 23 viteve gjithmonë më kanë pyetur se a do të shkruani libër për këtë ngjarje të rëndësishme, dhe pikërisht këtë po e bëj”, tha Walker për Insajderi.
Si e kishte përshkruar Walker këtë Masakër?
“Në një gropë mbi fshat, pashë trupin e parë. Ishte i mbuluar me një batanije dhe kur u tërhoq, pashë se nuk kishte kokë në kufomë – vetëm një rrëmujë tepër e përgjakshme në qafë. Dikush më tha se kafka ishte në anën tjetër të grykës dhe më pyeti nëse doja ta shihja. Por unë thashë, ‘Jo, e kam shumë mirë këtë histori.’ [U gjetën edhe tre trupa të tjerë.] Ata dukeshin si burra të moshuar , me flokë të thinjura ose flokë të bardha … Ata kishin plagë në kokë dhe kishte gjak në rrobat e tyre. në kokë – në majë të kokës dhe në pjesën e prapme të kokës. Një çifti kishin plagë nga plumbat që i kishin nxjerrë sytë. Më thanë se kishte trupa të tjerë më lart dhe mbi kreshtën e kodrës, dhe unë u pyet nga gazetarët dhe inspektorët nëse do të ngjitesha dhe do të shihja pjesën tjetër. Unë thashë: ‘Kam parë mjaft’”.
Në fshatin Reçak në Shtimes më 15 janar 45 civilë shqiptarë u masakruan nga forcat serbe.
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…