Zëvendës presidenti i “Atlantic Council”, Damon Wilson, ka komentuar zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe involvimin direkt të emisarit amerikan, Richard Grenell, në dialogun Kosovë-Serbi.
Wilson në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka thënë se tashmë Trump është duke kërkuar sukses në politikën e jashtme, dhe thotë se në Ballkanin Perëndimor do të ketë së shpejti sukses, duke iu referuar çështjes së zgjidhjes problemit Kosovë-Serbi.
Sa i përket arritjes së shpejtë të dy marrëveshjeve, atë për hapjen e hapësirës ajrore Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes për hekurudhat që pritet të marrë epilog të hënën në Berlin, Wilson ka thënë se për këtë punë ia heq kapelën ambasadorit Grenell.
“Fillimisht, ia heq kapelën ambasadorit Grenell pasi ka sjellë një marrëveshje të tillë në mënyrë shumë të qetë dhe diplomatike. Unë mendoj që është shumë domethënëse që një marrëveshje e tillë është arritur në një kohë, kur para se gjithash politika ndryshon shumë. Fakti që marrëveshja është arritur është shumë pragmatike dhe i tregon çdo kujt që nëse ka dëshirë ka edhe mundësi. Unë mendoj se përkushtimi i Ambasadorit Grenell tregon involvimin direkt të Amerikës”, ka thënë Wilson
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…