Gjykata Themelore në Ferizaj, ka refuzuar aktakuzën e Prokurorisë ndaj Xhabir Zharkut, ish-kryetar i Komunës së Kaçanikut, i cili akuzohej për korrupsion.
Aktgjykimi ndaj Zharku u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi.
Sipas aktgjykimit, gjyqtari ka bërë ricilesimin e veprave penale sepse veprat në akuzë janë kryer në vitet 2008-2010 me Kodin e Përkohshëm, andaj trupi gjykues ka vendos me kodin më të favorshëm bazuar në dispozitat e kodit.
“Këto vepra pas ricilesimit me kodin e favorshëm kanë rezultuar se të njëjtat kanë arritur parashkrim absolut, sepse ka kaluar dyfishi i kohës se kryerjes se veprës penale”, ka thënë gjyqtari Idrizi në arsyetimin e vendimit.
Shpenzimet e procedurës bien në barrë të mjeteve buxhetore, ndërsa e dëmtuara në këtë rast, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), zyra rajonale në Gjilan për të realizuar kërkesën pasurore-juridike udhëzohet në kontest civil.
Ndryshe, sipas aktakuzës, më 23 tetor 2008 në Kaçanik, Xhabir Zharku, si person zyrtar– kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit, ka shpërdorur pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që në kundërshtim me Ligjin për Procedurën e Dhënies Koncesioneve 02/1,-44, kishte marrë vendim me numër 7311/2008, me të cilin kishte lejuar ndërtimin e objektit për banim kolektiv dhe lokale afariste në ngastrën kadastrale numër 650 zona kadastrale Kaçanik, pronë e komunës, e cila iu ka dhënë në shfrytëzim të përhershëm NN “Çlirimtarët“, me seli në Kaçanik, sipas të cilës kontratë komuna do të fitonte 20% në vijë vertikale të objekteve banesore, kurse pjesa tjetër e objektit do të ishte pronë në shfrytëzim të përhershëm të NN “Çlirimtarët“, pa i zbatuar procedurat që parashihen sipas Ligjit për Procedurën e Dhënies së Koncesioneve numër 02/1,-44, i cili ka qenë në fuqi. BpD.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…