Ymeri e quan Kurtin person të rrezikshëm, thotë se ai e sheh veten si pejgamber të dërguar nga Zoti

Ish-deputeti PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri ka komentuar qeverisjen e deritashme të ish bashkëpartiakut të tij, Albin Kurtit.

Ymeri ka thënë se për ta vlerësuar do të kishte dëshirë që këtë qeveri ta shohë edhe më gjatë në pushtet, shkruan Reporteri.

Ymeri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje do të mbahet në mend për shkarkimet që u ka bërë bordeve.

Ymeri ka thënë se edhe Kurti, po aq sa LDK është fajtor për rrëzimin e Qeverisë. Ai po ashtu është shprehur se nga bashkëpunimi me Kurtin, vlerëson se më të është shumë të vështirë të bashkëpunosh.

“Kurti mendoj që është një person me të cilin është vështirë të bashkëpunosh sepse e ka një qasje për rëndësinë e vet si politikan.Historikisht e sheh veten si shumë të rëndësishëm për politikën dhe rrjedhimisht është në mes të ta quaj një politikani dhe pejgamberi fetar. E ka një këndvështrim subjektiv mbi historinë. Kurti e vlerëson veten dhe ka shumë njerëz që e vlerësojnë këtë rreth tij. Nëse e sheh për shkak të ndarjes tonë shihet se te VV ka një mbivlerësim të Kurtit karshi organizatës. Ata e kanë pa se mënyra më e lehtë për me i fitu zgjedhjet është përmes Kurtit. Ky mbiinvestim i ka paraqitë probleme serioze me LDK-në ose këto tjetër”, ka thënë ai.