Vetëvendosje sot refuzoi ofertën e LDK’së për të bërë koalicion ndërkaq në partinë e Isa Mustafës tashmë kanë filluar të zbardhen detaje rreth saj, ku po thuhet se kjo parti u cilësua si monarkiste.
Kërkesat e LDK’së po shihen si të mëdha nga VV, e kjo ka bërë që zyrtarët e partisë së Mustafës të thonë se partia e Albin Kurtit po e cilëson LDK’në si monarkiste.
Tashmë gjithçka po shihet se ka marrë fund sa i takon ndërtimit të një Qeverie ndërmjet LDK’së dhe VV’së, pas mbi 100 ditë bisedime.
Burime brenda LDK’së kanë deklaruar se kjo parti ka refuzuar edhe ofertën e fundit nga Vetëvendosje të bërë përmes një zarfi të formatit A4 që iu dorëzua vetëm pak momente më parë kësaj partie.
Asistentja e Grupit Parlamentar të LDK’së dorëzoi letrën e Kurtit te Avdullah Hoti dhe LDK-ja, e të cilët kanë vendosur që ta refuzojnë sipas burimeve tona.
Nuk bëhet e ditur se cili ishte propozimi i ri i kryetarit të Vetëvendosjes që të arrihej marrëveshja për koalicionin qeveritar.
Megjithatë burimet tona thonë se në këtë letër, Kurti ka përdorur një fjalorë shumë të rënd, duke e akuzuar LDK-së dhe kreun e saj, Isa Mustafa, si një monarkist.
Madje këtë e tha edhe vet Mustafa, i cili theksoi se letra nuk është zyrtare, meqë përmban cilësime.