POLITIKE

Turqia dërgon trupat drejt Libisë, askush nuk do të mund të nxjerrë naftë pa lejen e Erdoganit

Turqia ka filluar të dërgojë trupa në Libi në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Tripoli.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka bërë të ditur presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan të enjten, pak ditë para një samiti në Berlin i cili do të trajtojë konfliktin libian.

Ndiq “FM Images Albania” në Facebook dhe Instagram

Javën e kaluar, Turqia dhe Rusia u kërkuan palëve ndërluftuese të Libisë të shpallnin armëpushim.

Sidoqoftë, me gjithë bisedimet në Moskë që synonin të ndërpresin fushatën mujore të Khalifa Haftar për të marrë kryeqytetin libian, të dy palët nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje kur Haftar nuk arriti të nënshkruajë një armëpushim detyrues të hënën.

Turqia, e cila mbështet Qeverinë e Akordit Kombëtar (GNA) të Fayez al-Serraj, ka thënë më parë se dërgoi një ekip trajnimi dhe bashkëpunimi i cili tani është aktiv në Libi.

Kështu, të enjten, Erdogan tha që Turqia po fillonte vendosjen e trupave të saj në Libi dhe se do të përdorë të gjitha mjetet e saj diplomatike dhe ushtarake për të siguruar stabilitetin në jug të saj.

“Në mënyrë që qeveria legjitime në Libi të qëndrojë në këmbë dhe të vendoset stabiliteti, ne tani po dërgojmë ushtarët tanë në këtë vend”, citohet të ketë thënë Erdogan në një ngjarje në Ankara.

Erdogan paralajmëroi të martën se Turqia nuk do të përmbahet nga “dhënia e një mësimi” për forcat lindore të Libisë së Haftarit nëse sulmet e tyre kundër GNA vazhdojnë. B

Bisedimet në Moskë ishin përpjekja e fundit për të stabilizuar Libinë, e cila u shoqërua nga trazirat që kur Muammer Gaddafi u rrëzua në vitin 2011, shkruan France24.

Të dielën, Gjermania do të presë një Samit mbi Libinë që përfshin kampet rivale, mbështetës të tyre të huaj dhe përfaqësues nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Franca, Kina, Turqia dhe Italia.

Janë ftuar gjithashtu Haftar dhe Serraj, por është e paqartë nëse ata do të marrin pjesë.

Turqia dhe Libia nënshkruan dy marrëveshje në nëntor, një për bashkëpunimin ushtarak dhe një tjetër për kufijtë detarë në Mesdheun lindor.

Erdogan tha të enjten se Turqia shpejt do të fillojë dhënien e licencave për eksplorim dhe shpime të naftës në rajon.

“Në zonat që mbeten midis Turqisë dhe Libisë, tani është ligjërisht e pamundur që të ketë aktivitete eksplorimi dhe shpimi ose të ndonjë tubacioni pa miratimin e të dy palëve”, ka paralajmëruar presidenti turk.

“Pas këtyre përpjekjeve të licencimit, anija jonë e kërkimit sizmik Oruc Reis do të fillojë operacionet e saj kërkimore sizmike në rajon”, shtoi ai.

Greqia, Qipro dhe aktorë të tjerë rajonalë kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, duke e cilësuar atë të paligjshme. Turqia ka hedhur poshtë akuzat.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago