FOTO&VIDEO

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës, policia: U rrëmbye, u mbyt dhe u hodh në liqenin e Ulzës

Drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka, në një konferencë për shtyp bëri publike rezultatet e operacionit policor të koduar “Bashkëfajësia”, i cili çoi në zbardhjen e plotë të vrasjes së 23-vjeçarit Renis Droba, trupi i pajetë i të cilit u gjet më 9 korrik, pranë liqenit të Ulzës.

Sipas policisë kemi të bëjmë me një vrasje të planifikuar dhe rrëmbim me pasoja fatale. Hetuesit zbuluan se më datë 8 korrik, në fshatin Zenisht të Burrelit, 23-vjeçari është rrëmbyer dhe më pas vrarë përmes mbytjes me litar nga tre vëllezërit, Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj nga Tropoja, të cilët jetonin në Kamëz dhe i dyshuari tjetër Petrit Çakrri.
“Nga hetimet e thelluara rezultoi se shtetasi R. D. është marrë peng dhe më pas është vrarë në mënyrë të dhunshme, nëpërmjet strangulimit. Më pas, autorët kanë tentuar të fshehin trupin duke e hedhur bashkë me automjetin në liqenin e Ulzës”, tha drejtori i Policisë Dibër, Artion Duka.

Policia sqaron se automjeti përfundoi në liqen, ndërsa trupi i pajetë mbeti pranë sektorit “C”, pa u zhytur në ujë. Zbulimi i trupit çoi në fillimin e një operacioni intensiv hetimor, ku u përdorën metoda speciale dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

Pas një jave hetimesh të organizuara, policia ka arrestuar dy nga autorët e dyshuar të krimit. 55-vjeçari Petrit Çakrri (banues në Tropojë) është arrestuar në fshatin Golaj të Kukësit. Po ashtu është arrestuar në zonën e Astirit, 34-vjeçari Fatjon Bushgjokaj, banues në Kamzë.

Të dy akuzohen për “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim dhe “Rrëmbim dhe mbajtje peng e personit”.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dy djemtë e tjerë të familjes Bushgjokaj, Kristi dhe Aleksandër, të cilët dyshohen për përfshirje direkte në ngjarje.

“Kemi të bëjmë me një akt të rëndë kriminal, të kryer me paramendim dhe bashkëpunim të strukturuar. Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e të gjithë të përfshirëve”, tha prokurorja Alisa Spahja.

Hetimet paraprake tregojnë se viktima Renis Dobra kishte qenë më parë i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike, dhe kishte mosmarrëveshje të hershme me autorët e dyshuar për çështje që lidhen me veprimtari kriminale.

Policia thekson se në momentin e rrëmbimit dhe vrasjes, autorët nuk kanë përdorur uniforma ose automjete të Policisë, siç ishte pretenduar në disa rrjete sociale. Ndërkohë policia ka sekuestruar gjatë operacionit 20 telefona celularë, 7 automjete, një sasi kokaine, një shumë parash në euro dhe prova të tjera që ndihmojnë zbardhjen e plotë të çështjes.

“Hetimi ka qenë intensiv dhe profesional. Po punohet për kapjen e të kërkuarve dhe për individualizimin e përgjegjësisë së çdo personi të përfshirë”, theksoi drejtori i Policisë së Dibrës.

Sakaq, drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka shoqëruar në Komisariatin Nr. 6 në Tiranë edhe katër shtetas të tjerë, për të cilët po kryhen hetime të mëtejshme në lidhje me rastin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago