DOSSIER

Zbulime të reja në monumentin “Forumi Bizantin” në Durrës

Ekspedita arkeologjike që po zhvillohet ne Forumin  Bizantin të Durrësit  ka nxjerrë në pah elementë të rinj në lidhje me funksionimin e këtij monumenti gjatë periudhës së antikitetit të vonë dhe mesjetës.

Arkeologia Brikena Shkodra, e cila drejton ekspeditën, thotë se qëllimi ishte të identifikonin funksionet e këtij monumenti deri në shekullin 14-15 por tashmë është zbuluar se stratigrafia e monumentit ruhet e pa gërmuar dhe pas shekullit të 6 ku kanë ekzistuar dy nivele përdorimi jete.

Kemi pasur rezultate të pritshme sepse kishim mundësi të identifikonin pjesë të monumentit ku njohëm disa momente historike të formave dhe transformimeve të kësaj hapësire deri në shekullin 15-të”, tha Shkodra.

Forumi Bizantin është një monument në formë kolonade, i pambuluar dhe ka qenë një hapësirë ku organizoheshin aktivitete sociale, kulturore dhe politike.

Këto janë të dhëna të siguruara nga burimet historike, ndërkohë që ekspeditat arkeologjike që janë zhvilluar në këtë vend kanë zbuluar se në periudha të ndryshme historike kanë ekzistuar edhe taverna ku shërbehej ushqim si dhe punishte për prodhimin dhe tregtimin e enëve të qelqit.

Kjo ekspeditë që po kryhet është e katërta në total në harkun e dy viteve të fundit. Gërmimet po kryhen në kuadër të projektit ‘Dyrraciumi në antikitetin e vonë”, i cili realizohet nga Instituti i Arkeologjisë me mbështetjen financiare të Akademisë së Shkencave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago