BOTA

Zbulimet e Komitetit: Hoteli i Trump humbi 70 mln dollarë, siguroi fitime nga qeveri të huaja

Të tjera zbulime publikohen, që provojnë se inaugurimi i hotelit Trump në Uashington dhe ecuria e tij, nuk ka qenë një aventurë e suksesshme, së paku jo ashtu siç pretendon ish-presidenti.

Sipas Komitetit Mbikëqyrës të Shtëpisë së Bardhë, “Trump International Hotel” ka fituar më shumë se 156 milionë dollarë, të ardhura, nga inaugurimi i tij në 2016 deri vitin e shkuar. Por sot komiteti zbulon të dokumente të reja, sipas së cilit, hoteli ka regjistruar humbje neto prej më shumë se 70 milionë dollarësh, përgjatë kësaj periudhë.

Gazetari: “Si I humbën kaq shumë para?”

Zach Everson, revista Forbes: “Matematika asnjëherë nuk bën sens. Mendoj se problemi është se ata nuk mbushnin dot as dhomat. Pavarësisht faktit se fansat e mbështetësit e Trump mbushnin baret, ndërsa grupe të tjera mbushnin dhomat e banketit, askush nuk dukej se shpenzonte aq sa duhej”.

Më herët këtë vit, gjatë qëndrimit për një fundjavë, një punonjës i CNN, që realizoi videon dhe disa fotografi, vërejti se jo shumë klientë qëndronin në hotel. Korridoret…elegante, por bosh. Ashensorët ngjiteshin e zbrisnin bosh, me njerëz shumë pak herë, duke treguar që nuk kishte aspak trafik lart e poshtë. Sipas dokumenteve të publikuara nga Komiteti Mbikëqyrës, gjatë periudhës 4-vjeçare të hetimit, organizata Trump e ka furnizuar hotelin me shumën e 24 milionë dollarëve, nga portofolë të tjerë të kompanive Trump, për të ndihmuar hotelin në D.C. dhe jo vetëm kaq.

Komiteti thotë se analiza e tij mbi dokumentet financiare tregojnë se Hoteli Trump ka siguruar thuajse 3.7milionë dollarë vetëm nga qeveritë e huaja. Të cilat, sipas komitetit, rrisin edhe më tej shqetësimet nëse Trump ka shkelur në këtë mënyrë Kushtetutën, që ndalojnë drejtuesit e lartë shtetërorë të marrin dhurata, pagesa apo çdo gjë tjetër me vlerë nga zyrtarë të huaj.

Norm Eisenish, këshilltar i etikës në Shtëpinë e Bardhë: “Kjo ngre pikëpyetje nëse marrëveshjet e Trump me këto qeveri të huaja janë motivuar nga interesat e Shteteve të Bashkuara apo nga interesat e tij personale financiare”.

Komiteti thotë po ashtu se dokumentet tregojnë që Trump përgjatë 4 viteve ka marrë trajtim preferencial nga Deutche Bank, në shumën e 170 milionë dollarëve, në formën e një huaje për ndërtimin e hotelit. Vetëm pak përpara se Donald Trump të zgjidhej president, “Trump International Hotel” u inaugurua, bukur dhe zhurmshëm, cilësuar si kurora e perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme.

Donald Trump, ish-president i SHBA: “Me një pozicionim në rrugën 1600 Pensilvani, kjo është prona më e lakmuar e pasurive të paluajtshme në Uashington D.C. Është pozicioni më i mirë”.

Ishte hotel luksoz, me suita luksoze, me SPA me kripë himalajesh. Zyrtarë të huaj, elita e biznesit, miliarderë botërorë që shijonin luksin por edhe shoqërinë e Trump.

Shaën Matijevich, ish-kuzhinieri ekzekutiv i Trump Hotel: “Ishin të shumtë çdo ditë, kishte mbingarkesë. Nuk e di sesa VIP-a dhe anëtarë të qeverisë sonë, që bënin lajm çdo ditë në ekranet tona, bëheshin bashkë çdo ditë, në të njëjtin vend”.

Një burim i tha CNN se Organizata Trump po përpiqet ta japë Hotelin me qira, së paku për një vit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago