Zbulohen 16 peshq ultra të zinj në thellësi të detit

Studiuesit e Universitetit Duka kanë zbuluar peshk ultra të zinj në det të thellë.

Peshqit kanë zhvilluar karakteristika të veçanta të lëkurës në thellësinë e errët të detit që i lejojnë ata të fshihen nga sulmuesit që gjuajnë krijesa tjera.

Ekipi hulumtues rreth Alexander Davis ka identifikuar 16 specie të këtyre peshqve në det të thellë.

Lëkura tyre ka aftësinë të thithë më shumë se 99.5 përqind të dritës, kjo është arsyeja pse shkencëtarët e quajnë këtë “ngjyrë” ultra të zezë. Kjo është kamuflimi i përsosur për thellësitë e errëta në oqean.

The ultra-black Pacific blackdragon (Idiacanthus antrostomus) is seen in this image released in Washington, July 16, 2020.

Nga 200 metra nën sipërfaqen e detit, vështirë se mund të kalojë drita e diellit, shkruajnë studiuesit. Duke përdorur një spektrometër, ata matën reflektimin e dritës në lëkurën e peshkut të peshkuar nga gjiri i Monterey dhe Gjiri i Meksikës.

Lloji më i errët i gjetur ndonjëherë, është një bretkosë që nuk është më e madhe se 6 centimetra, thith aq shumë dritë sa që vetëm 0.04 për qind kërcejnë prapa dhe prandaj janë të dukshme”, thotë Universiteti Duke në një njoftim për shtyp.

Fotografimi i peshkut të zbuluar rishtas ishte një sfidë e madhe për tu fotografuar, sipas studiuesve, veçanërisht pasi ata thithnin të gjithë dritën.

Nga 16 gjetjet, vetëm një dragua ultra i zi dhe një peshk i egër mund të fotografoheshin.