LAJME

Zbulohen dy librat që Erdogan i bëri dhuratë Elon Musk

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ka zhvilluar një takim edhe me Elon Musk, themeluesin e Tesla dhe SpaceX.

Në këtë takim, ata folën mbi përparimet e vrullshme që Musk ka bërë në fushën e teknologjisë, por nuk ngurruan të flasin edhe për vizionin digjital të Turqisë dhe Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale.

Erdogan i kërkoi Musk që të bëjë të mundur hapjen e fabrikës së shtatë të “Teslas” në shtetin turk, ku kujtoi edhe bashkëpunimin e frytshëm me futjen në treg të makinës elektrike “Togg”.

Presidenti Erdoğan deklaroi se po shikohet si mundësi për bashkëpunim me SpaceX në hapat e ndërmarrë dhe që do të ndërmerren në kuadër të programit hapësinor të Turqisë dhe ftoi Musk në eventin e madh teknologjik “Teknofest”, që do të zhvillohet në Izmir.

Pas takimit mes tyre, kreu i shtetit turk, i dhuroi Musk dy libra, titujt e të cilëve janë zbuluar nga mediat turke. Bëhet fjalë për librat: “UN Reform: A New Approach to International Cooperation”, i shkruar nga Drejtoria e Komunikimit në Turqi dhe “A Fairer World is Possible”, i shkruar nga vetë Erdogan.

Kujtojmë se, Presidenti Erdogan ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Erdogan shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, kryetari i Komisionit të Industrisë, Tregtisë, Energjisë, Burimeve Natyrore, Informacionit dhe Teknologjisë Mustafa Varank e të tjerë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

10 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

14 orë ago