Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka thënë se nga informacionet që qarkullojnë takimi i fundit i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka kaluar pa pasur propozime që mund të çojnë te zgjidhja finale.
“Ka dy propozime: korrigjim i lehtë kufiri dhe propozimi i dytë është një Ahtisaari Plus – autonomi për minoritetin serb në Kosovë”, ka thënë Cani..
Në Info Magazine, Cani ka thënë se SHBA dhe BE nuk do të përçahen për çështjen e Kosovës.
“Gabimi më i madh i faktorit është loja rreth raporteve me SHBA dhe BE. Kemi të bëjmë me dy superfuqi botërore që nuk u intereson se ku është Kosova, Shqipëria, apo Ballkani. Nuk do të ketë përçarje mes tyre rreth çështjes së Kosovës”.
“BE nuk është duke u marrë fare me këtë punë[çështjen Kosovë-Serbi]. Në këtë fazë Evropa dhe Gjermania kanë probleme të tjera si ai me refugjatët dhe e kanë problemin me Coronavirusin. Ajo çfarë mua më pengon është mos akordimi mes forcave politike në Kosovë. Është gabim i madh që Parlamenti nuk i ka lejuar Thaçit që menjëherë të paraqes rezultate e takimeve në SHBA që të mos spekulohet se çfarë u tha e çfarë jo”.
“Është tepër gabim mungesa e unitetit te faktori shqiptar. Kosova nuk këtë moment nuk luan rol të rëndësishëm në fushatën elektorale në SHBA. Ka një përshtypje të Trump është duke u angazhuar edhe në fushatën e jashtme. Ka një nguti mes faktorëve politikë të brendshëm që po e sulmojnë njëri-tjetrin. Është një moment që duhet shfrytëzuar që të arrihet një marrëveshje me Serbinë”.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…