Pesë persona mes të cilëve edhe ish zyrtarë të lartë të shish po hetohen nga SPAK për nxjerrje të informacioneve sekrete. Gazetari Elton Qyno shkruan pwr OraNews se hetimi i nisur ngë janar 2021 bën fjalë për rastin e evidentuar në raportin vjetor të shërbimit sekret, ku vende jo mike kanë tentuar të marrin informacione konfidenciale nga shtetas shqiptarë.
Së fundi SPAK ka urdhëruar kontrolle banesash për personave e përfshirë në këtë çështje me qëllim mbledhjen e provave. Dokumentet e siguruara nga burime tepër konfindenciale në SPAK, hedhin dritë mbi një hetim të nisur nga SHISH, struktura e antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe prokurororia e Posaçme, duke u vënë në mbikqyrje të rreptë 5 persona, si Frederik Ymeri, Gjergji Koti, Bashkim Abazi, Luftar Çunaj, dhe Maksim Ferra. Që prej janarit 2021 e deri më sot këta persona janë në ndjekje të këtyre institucioneve, ndërsa hetimi i dosjes me Nr.3, është mbajtur sekret nga SPAK dhe SHISH.
Në dokumentacion thuhet se procedimin Nr.3, i nisur për veprat penale të “Dhënies informatave sekrete”, “Marrja e Shpërblimeve”, “Vënia në shërbim të shteteve të huaja” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, e administron prokurori Altin Dumani, i cili ka kryer veprime përgjimi të tre subjekteve të dyshuara, kontrollin e banesave dhe zyrave të tyre dhë vëzhgimin në terren të tre personazheve. Fillimisht hetimi nga nisur nga agjentët e SHISH, dhe më pas informacioni i është kanalizuar drejtorisë së antiterrorit në Policinë e Shtetit, me qëllim vijimin e veprimeve proceduriale në dobi të dosjes penale që kishte rregjistruar Altin Dumani në SPAK. Në dosje thuhet se subjekti i dyshuar për spiunazh, Frederik Ymeri, ka qënë pjesë e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe se detyrën e fundit në këtë institucion e ka pasur në vitin 2003 si Drejtor i Krimit të Organizuar në Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ndërsa Maksim Ferra, thuhet në dosje është një tjetër kuadro i vjetër i spiunazhit dhe deri në vitin 2000 ka qënë pjesë e sektorit të vëzhgimit në Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Maksim Ferra, aktualisht drejton qëndrën jofitimprurëse me emrin “Unioni Stop Krimit”, të cilën e ka rregjistruar në gjykatë qysh prej shkurtit 2015. Personi tjetër Gjergji Koti, që sipas SPAK dhe SHISH, është i përfshirë në këtë veprimtari agjenturore, është një ish-oficer Policie që ka shërbyer pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Tiranës. Më tej në dosjen e SHISH dhe drejtorisë së Antiterrorit tregohet se Maksim Ferra, Gjergji Koti, Bashkim Abazi dhe Luftar Çunaj, janë rrjeti informative i Frederik Ymerit. Ymeri synon sigurimin e informacionit të klasifikuar, që cënon veprimtarinë e institucioneve të rëndësishme shtetërore të sigurisë dhe jo vetëm. SPAK thotë se deri tani nuk janë arritur të sigurohen të dhëna konkrete në lidhje me destinacionin përfundimtar të këtyre informacioneve, por dyshohet se kjo veprimtari cënon sigurinë kombëtare në formën e spiunazhit.
“…bazuar në informacionet që disponon SHISH, interesimet e Frederik Ymerit, janë shumë dimensionale lidhur me sigurimin e informacionit të klasifikuar, informacion të cilin dyshohet se e siguron nga lidhjet e tij në institucionet e sigurisë dhe konkretisht në Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Deri aktualisht, të dhënat tregojnë së Frederik Ymeri, gjatë zhvillimit të kësaj veprimtarie, siguron informacion nga dy lidhjet e tija të ngushta, Gjergj Koti dhe Maksim Ferra…”-thuhet në dosjen hetimore.
Gjithashtu disponohen informacione se në një rast Frederik Ymeri dhe Maksim Fera, kanë bërë me dije një person të paautorizuar që është pjesë e shërbimeve jo mike (Ruse-Iraniane) në vendin tonë, lidhur me emra të punonjësve të veçantë të institucioneve të sigurisë në vend, duke cënuar kështu rëndë veprimtarinë e tyre në tërësi.