Një koleksion prej më shumë se 170 makinash klasike të mbuluara me pluhur e cila ruhej prej vitesh në një magazinë në Londër është zbuluar së fundmi dhe tashmë ka dalë në shitje.
Ndërtesa ka ndodhej magazina ndodhej në një park industrial jo shumë larg stadiumit të futbollit Tottenham Hotspur. Tashmë shitja do të kryhet nga London Barn Finds.
Një nga agjentët i tha Fox News Autos, se makinat ishin koleksionuar nga një biznesmen vendas si një hobi, por tashmë qeveria ka vendosur të prishë magazinën duke e detyruar atë t’i nxjerrë në shitje më shpejt se sa kishte menduar.
Lista e automjeteve përfshin larmi markash të njohura, kryesisht britanike por edhe të vendeve të tjera europiane, nga MG, Land Rover e deri te Mercedez Benz.
Mes tyre janë një MG i vitit 1948, një Mercedes 200 Ponton i vitit 1957, një Porsche 911 i vitit 1973 dhe disa Mikrobuse Volkswagen.
Kanali YouTube TheTFJJ mori pamje nga pjesa e brendshme e magazinës. Agjenti tha se çdo makinë e pashitur do të ofrohet në Ebay në ditët në vijim.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…