BOTA

Zbulohet haremi i Prigozhin: Marrëdhënie me virgjëresha për të zgjatur rininë

“Zoti i Luftës” në rusi, Yevgeny Prigozhin, fshihte një harem me vajza të reja në Shën Petersburg, para kryengritjes së armatosur kundër regjimit të Vladimir Putin.

Zbulimin e bën një media e pavarur investigative ruse, The Insider. Një grua e cila pretendon se ja ka shitur virgjërinë miliarderit kur ishte 18 vjeç e që tani është penduar për vendimit, rrëfen se shefi i Wagner-it besonte se marrëdhëniet seksuale me vajza të virgjëra do të zgjasnin rininë e tij. Pretendimet mbi kryemercenarin, që sipas disave kishte ambicie të bëhej president, janë të forta dhe të detajuara.

“Para kryengritjes së dështuar dhe ekzilit në Bjellorusi, Prigozhin mbante të fshehtë një harem vajzash të reja, shumë prej të cilave 18-vjeçare, në dhoma të marra me qira në hotelin “Solo Sokos” në Shën Petërsburg”, shkruan The Insider.

Një përfaqësues i sindikatës së punonjësve të seksit, thotë për median se lideri i Wagner kryente marrëdhënie pa përdorur prezervativë, pasi besonte se në këtë mënyrë shkëmbente energjinë me të rejat. Gruaja e intervistuar nga The Insider, e që identifikon veten si Masha rrëfejnë se e kishte shitur virgjërinë për 40 mijë rubla, ekuivalente për rreth 600 dollarë.

Sipas saj, për të vërtetuar virgjërinë, Prigozhin detyronte vajzat të kryenin kontrolle në një klinikë mjekësore, e cila sipas investigimit të The Insider, lidhej me vajzën e madhe të Putinit Maria Vorontsova. Prigozhin u pagëzua si shef i Putinit, pasi u bë i njohur për organizimin e banketeve në Kremlinin dhe sigurimin e kontratave bujare të kateringut nga qeveria ruse.

Një ish-i burgosur i epokës sovjetike, ai ngriti një ushtri mercenarësh, e cila në mesin e luftës në Ukrainë rekrutoi dhjetëra mijëra të dënuar, të cilëve ju kërkua te luftonin në këmbim të amnistisë nga Putini. Pas rebelimit kundër Kremlinit, duket se ka garantuar përkohësisht sigurinë përmes një ujdie me presidentin rus.  /a2cnn/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

56 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago