LSA
Sot në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha e gjeti veten të ulur në rrjeshtat e fundit, jo aty ku ka qëndruar në disa nga sesioet parlamentare dhe për këtë u tha se gjithçka kishte ndodhur sipas një vendosje që kishte bërë Kuvendi, për deputetët që do të hynin në parlament.
Berisha ishte vendosur në rrjeshtat e fundit, për shkak se dje ishte përjashtuar nga Lulzim Basha, nga grupi parlamentar, e të tjera si këto.
Por, mesa duket e vërteta është krejt ndryshe.
Burime zyrtare nga Partia Demokratike i thanë CNA.al se ka qënë Alfred Rushaj, nënkryetari i PD-së, i cili ka negociuar me Kuvendin për të gjithë proçedurën që do të ndiqej në seancën e parë parlamentare.
Nga ana tjetër, sot në orët e para të mëngjesit, në ambientet e Kuvendit, sipas Gardës së Republikës, është shfaqur Marash Logu, me statusin e këshilltarit juridik të Lulzim Bashës.
Nis shqyrtimi i ankimimeve/ Logu: Provat e krimit zgjedhor i kemi dorëzuar në SPAK
Marash Logu
Logu ka hyrë në parlament, dhe sipas një skeme të dhënë nga Lulzim Basha ka përcaktuar edhe vendin e deputetëve.
Pra, ka qënë vetë Lulzim Basha, që nëpërmjet Marash Logut, ka vendosur ku do të ulej Sali Berisha, dhe cila do ishte vendndodhja e secilit prej deputetëve të Partisë Demokratike.
Në media u komentua se vendosja ishte bërë ndryshe. Ka qënë Kuvendi, më pas Berisha kur ka vajtur i ka gjetur të gjitha vendet e zëna dhe aty i është lënë hapësira, shumë lajme abuzive.
Por, në fakt e vërteta është se ka qënë Marash Logu, i cili ka bërë vendosjen e deputetëve pas skemës së dhënë nga Lulzim Basha.
Ky është një lajm i konfirmuar zyrtarisht nga burime të PD-së, të cilat theksuan se nuk mund të kishte një qasje tjetër për vendosjen pas vendimit të dhënë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…