Deklarata e fundit nga Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, se një zgjidhje përfundimtare për Kosovën duhet të përcaktohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke miratuar një rezolutë të re që zëvendëson Rezolutën 1244, në fakt nuk është krejtësisht e rastësishme.
Kjo deklaratë është në kuadër të përpjekjeve të Rusisë për të nxitur që Serbia të braktis rrugën drejt BE-së, me çka “Rusia ka tregtuar me Amerikën”, gjë të cilën e potencoi edhe Drejtori i Forumit për raporte etnike në Beograd Dushan Janjiç.
Rusia, duke deklaruar se mbështet çfarëdo ideje, siç është edhe ajo për ndarjen e Kosovës, thirret në atë se respekton çdo gjë që mund të vendosin vetëm Beogradi dhe Prishtina, e që paraprakisht është e pranuar edhe nga Serbia. Me këtë qasje Rusia ka qëllim të realizoj synimet e saja shekullore për të depërtuar edhe në Ballkan, për tu lidhur me detërat përmes të cilave do të rritej ekonomikisht, ushtarakisht dhe territorialisht.
Rusia nuk e përjashton as bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në një të ardhme të afërt, duke legjitimuar kështu shumë aneksime që ka bëre dhe njëkohësisht duke tentuar që të aneksojë edhe disa pjesë të shteteve baltike, sidomos të Estonisë ku jetojnë një numër i madh rusëve në pjesën e saj lindore.
Por, paraprakisht Rusia tenton që bashkë me Rusinë të copëtojnë Kosovën, duke i marruar asaj pjesët më vitalë të saj, në veçanti Trepçën, pasurinë nëntokësore të saj që është më e madhja në Evropë.
Në këtë sens ka ndodhur edhe takimi Thaçi-Putin në 13 nëntor të 2018, pasi Putini e dinte se Thaçi me thirrjet për ndarje është pikërisht duke i ndihmuar Rusisë në synimet e saja. Presidenti i Kosovës është aleat i Rusisë në synimet e saja për të përforcuar pozicionin e saj në Ballkan, gjë të cilën e kundërshton fuqishëm Gjermania, e cila është në luftë direkte me Rusinë për të përforcuar secila lidershipin e saj në Ballkan, Evropë dhe Botë.
Deklarata e ambasadorit rus në Beograd është në këtë linjë, të arrihet një marrëveshje Serbi-Kosovë me ndarje, Rusia bashkë më Serbinë të bëhen aksionarët kryesor në Trepçë, kështu me të forcuar Serbia ajo largohet nga rruga e saj drejt BE. Pastaj, për të mbuluar gjithë “ lojën” Rusia edhe mund të pranojë bashkimin e Kosovës dhe Shqipërinë për t’i hedhur hi syve të prapaskenave, edhe duke ditur se shqiptarët nuk mund të jenë faktor në Ballkan të zhveshur nga të gjitha asetet e saja të forta. Në këtë plan fatkeqësisht janë edhe presidenti i Kosovës, kryeministri Shqipërisë dhe Baton Haxhiu.