LAJME

Zbulohet motivi i mundshëm për vrasjet e shumëfishta në Beograd

14-vjeçari që kreu krimin makabër me nëntë të vrarë në Beograd kishte marrë pjesë në shumë gara shkollore dhe kishte pasur mjaft vlerësime.

Nxënësi i klasës së shtatë të mërkurën në mëngjes shkoi në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, debatoi me rojën dhe e vrau, para se të futej në klasë në orën e historisë dhe të qëllonte nxënësit. Ai la të vdekur tetë nxënës dhe plagosi shtatë të tjerë. Armën që e përdori për ta kryer krimin e kishte marrë nga babai.

Ai kishte marrë pjesë disa herë në garat e matematikës dhe e kishte fituar vendin e tretë në garën e lëndës së historisë.

Sipas mediave serbe, 14-vjeçari e kishte inatin me mësuesin e historisë. Pikërisht në klasën ku ai po mbante mësim, ka hyrë dhe ka qëlluar pa mëshirë. Mësuesi ka mbetur i plagosur.

Sipas dëshmitarëve, autori i ngjarjes ishte ngacmuar nga bashkëmoshatarët e tij vitin e kaluar. Këtë vit, atij iu ndërrua klasa, ku vazhdonte të ishte viktimë e ngacmimit nga bashkëmoshatarët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

5 minuta ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

12 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

14 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago