BREAKING NEWS

Zbulohet në fund të detit qyteti i ndërtuar 140 mijë vjet më parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë nën ujërat e Ngushticës së Madurës, midis ishujve Java dhe Madura në Indonezi, ku shkencëtarët kanë gjetur mbetjet fosile të Homo erectus, një nga paraardhësit më të hershëm të njeriut. Ky zbulim mund të ndryshojë rrënjësisht historinë e origjinës së njerëzimit dhe të ofrojë dëshmi të drejtpërdrejta për ekzistencën e botës së humbur të njohur si Sundaland – një tokë e madhe tropikale që dikur lidhte Azinë Juglindore.

Fosilet u zbuluan për herë të parë në vitin 2011 nga minatorët detarë që nxirrnin rërë në det, por vetëm së fundmi është përcaktuar mosha dhe lloji i tyre nga shkencëtarët, shkruan A2 CNN. Ndër to ishin dy fragmente kafke të Homo erectus, që u krahasuan me fosile të njohura nga Java dhe u konfirmuan si të kësaj specieje.

Së bashku me mbetjet njerëzore, u gjetën mbi 6000 fosile kafshësh nga 36 lloje të ndryshme, përfshirë drerë, buaj, elefantë dhe hardhuca gjigante si Dragoi i Komodorit. Disa nga kockat tregonin shenja të qarta prerjeje, duke dëshmuar se njerëzit e hershëm përdornin teknika të avancuara gjuetie dhe përpunimi të mishit.

Zbulimi ndodhi në një vend që dikur ishte një sistem i madh lumi, i quajtur Lugina e lashtë e Lumit Solo, e cila kalonte nëpër rrafshin e tanishëm të fundosur të Sundalandit. Analizat e sedimenteve treguan se kjo zonë kishte qenë një mjedis i lulëzuar me lumenj dhe kullota të hapura gjatë epokës së Pleistocenit të Mesëm, rreth 162 000 deri në 119 000 vite më parë.

Për të përcaktuar moshën e shtresave ku u gjetën fosilet, studiuesit përdorën një metodë të quajtur Lumineshenca e Stimuluar Optike (OSL), duke analizuar kokrrat e kuarcit që datonin nga periudha kur ishin ekspozuar për herë të fundit ndaj dritës së diellit.

Zbulimi i këtyre fosileve zgjeron ndjeshëm hartën e shpërndarjes së Homo erectus. Ky përfaqëson një moment të rëndësishëm në evolucionin njerëzor, pasi Homo erectus ishte specia e parë që kishte trup më të gjatë, krahë më të shkurtër dhe një ecje plotësisht të drejtë, një hap i madh drejt Homo sapiens.

Ndër kafshët e zbuluara ishte edhe Stegodoni, i ngjashëm me elefantët modernë, që arrinte deri në 4 metra lartësi dhe peshonte mbi 10 ton. Drerë të ndryshëm dhe kafshë të tjera barngrënëse si antilopat dëshmojnë për një peizazh të tipit savanë, që siguronin ushqim të bollshëm për njerëzit e hershëm.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Ukrainasit publikojnë pamje të reja të sulmit kundër bombarduesve rus

Siguria Ukrainase (SBU) ka publikuar pamje të reja nga operacioni “Rrjeti i Merimangës”, ku shfaqet…

2 orë ago

Ndihmësi i Trumpit sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve…

3 orë ago

Ukrainasit nuk ndalen, rrëzojnë avionin luftarak rus Sukhoi në Kursk

Një javë pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu një sulm të madh me dronë…

3 orë ago

Qorrolli: Populli ynë “kurban” ka zgjedhur vet kasapin me zgjedhjet e fundit – tash t’i durojnë rritjen e tarifave

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka qenë shumë i ashpër me Qeverinë për mosreagimin konkret…

6 orë ago

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara, procedohet izraeliti

Policia Kufitare e Rinasit ka goditur një rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,…

6 orë ago

Dy burra dhe një spektakël

288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta…

9 orë ago