Këshilltarë të Donald Trump po i paraqesin privatisht propozime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, që do të përfshinin lëshimin e pjesëve të mëdha të territorit për Rusinë në të ardhmen e afërt. Kështu pretendon agjencia e lajmeve Reuters, që analizon deklarata dhe intervista të personave të afërt me presidentin e zgjedhur.
Propozimet nga 3 këshilltarë kyçë, përfshirë të dërguarin e posaçëm për Rusinë dhe Ukrainën, gjeneralin e dalë në pension Keith Kellog, kanë disa elemente të përbashkëta, përfshirë heqjen nga tryeza të anëtarësimit të Kievit në NATO. Këshilltarët do të përpiqeshin të detyronin Moskën dhe Kievin të zhvillonin negociata përmes strategjisë së karrotave dhe shkopinjve, përfshirë ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Kievin nëse nuk pranon të bisedojë, apo duke ia shtuar mbështetjen nëse presidenti rus Putin refuzon.
Presidenti ukrainas Zelensky, i gjendur përballë mungesës së personelit dhe humbjeve të vazhdueshme në terren, ka sugjeruar se mund të jetë i hapur ndaj negociatave, edhe pse me gjasë do të kontestojë një sërë elementësh të planit Trump. Por presidenti i zgjedhur mund ta ketë të vështirë të angazhojë Putinin drejt një zgjidhjeje, teksa avantazhi në fushëbetejë mund të rrisë pretendimet e tij në tryezë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk do të komentonin mbi deklarata individuale pa pasur një ide të planit si i tërë.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…